Telegrafi

Organizatorët e “Paradës së krenarisë” kërkojnë nga Prokuroria të luftojë gjuhën e urrejtjes

Organizatorët e “Paradës së krenarisë” falënderuan MPB-në për bashkëpunimin e organizimit të kësaj ngjarje, ndërsa nga Prokuroria Publike kërkojnë “lufte më energjike” ndaj gjuhës së urrejtjes.

“Të shtunën u mbajt parada e parë e krenarisë në Shkup, në një atmosferë pozitive dhe numër që i tejkaloi pritjet tona. Si përgjigje ndaj valës së madhe të urrejtjes që i kishin gjatë periudhës së kaluar, shumë se një mijë njerëz dolën në rrugët e Shkupit ta japin përkrahjen e tyre kundër dhunës dhe mospranimin e njerëzve LGBTI”, shprehen organizatorët e “Paradës së krenarisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata falënderuan Ministrinë e Punëve të Brendshme për bashkëpunimin para dhe gjatë mbajtjes së ‘Skopje pride’ si dhe për punën profesionale.

Ata theksojnë gjithashtu se policia ka ndaluar një tentim për sulm ndaj një aktivisti në një lagje të Shkupit pas përfundimit të paradës.

“E inkurajojmë MPB-në të vazhdojë ta ndjek gjuhën e urrejtjes dhe të veprojë. Apelin e posaçëm ia drejtojmë prokurorisë ku presim punë më energjike në luftimin e këtij fenomeni”, shprehen organizatorët./Telegrafi/