Telegrafi

Organizatorët e Grammy: Mbulojeni trupin tuaj!

“Ju lusim që të kujdeseni që prapanica dhe gjinjtë e femrave të jenë të mbuluara në mënyrë adekuate. Ju lusim që të shmangni shfaqjen e trupit lakuriq nën format e prapanicës dhe vet prapanicën. Po ashtu, është problematike shfaqja e pjesëve rreth gjinjve”, shkruan mes tjerash në ‘rregulloren’, e cila iu është dërguar pjesëmarrësve.

Yjet këshillohen që të shmangin veshjet transparente, përmes së cilave mund të shihen gjinjtë, apo organet gjenitale. Po ashtu, është e ndaluar pjesëmarrja me veshjet që mbajnë logo të ndonjë kompanie.

Në të kaluarën yjet janë shfaqur me lloj-lloj veshjesh duke zbuluar shumëçka. Përmendim Jeniffer Lopez, e cila në vitin 2000 kishte veshur një fustan që tregonte të gjitha ‘cilësitë’ e saj, po ashtu edhe Pink është shfaqur me një kostum thuajse e zhveshur.

Sido që të jetë, ekziston dyshimi nëse yjet do t’i përmbahen kësaj rregulloreje. /Telegrafi/