Telegrafi

Organizatorët e festivalit të kënaqur me pjesëmarrësit që i larguan 99.3 për qind të tendave (Foto)

Edicioni fundit i festivalit Glastonbury që u zhvillua në Britani të Madhe, konsiderohet se ishte ndër më të pastrit ndonjëherë, meqë pjesëmarrësit nuk lanë mbeturina të përhapura.

Mbesaj e themeluesit të këtij organizimi, Emily Eavis që është një prej organizatorëve, njoftoi se 99.3 për qind e tendave janë larguar nga ferma, derisa mbeturinat janë grumbulluar në pikat e caktuara, transmeton Telegrafi.

“Jemi shumë të kënaqur me pastërtinë e këtij vitit, pasi pamjet nga droni, tregojnë se pjesëmarrësit nuk kanë lënë asgjë prapa” ka thënë Eavis.

Kjo për dallim prej vitit të kaluar, kur janë lënë mijëra tenda tërësisht funksionale dhe shumica e tyre kanë përfunduar si mbeturina. Në pesë ditët e kaluara, Glastobury ka mbledhur mbi 200 mijë njerëz që kërcyen dhe vallëzuan, ndërsa shkaktuan edhe shumë mbeturina.

Mirëpo, meqë u kërkuara që të mos lënë asgjë prapa, të gjithë ishin të vetëdijshëm, që të mbledhin mbeturinat e shkaktuara, e në mënyrë kryesore tendat që kishin gjendje të mirë. /Telegrafi/