Mes tensioneve që po kalon ish-çifti, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, stafi i Festivalit të Filmit në Venecia, caktoi orare të ndara për pjesëmarrjen e tyre.
Këtë e bënë në mënyrë që dyshja të mos ndesheshin me njëri-tjetrin në festival.
Në një intervistë të fundit, drejtori artistik i eventit, Alberto Barbara deklaroi se filmat e tyre do të shfaqen në dy ditë të ndara.
Barbara potencoi se u sigurua që Jolie dhe Pitt të jenë sa më larg njëri-tjetrit gjatë shfaqjes së premierave.
“Angelina do të jetë në ditën e parë, të enjten [29 gusht] dhe do të largohet menjëherë me [regjisorin e filmit Maria], Pablo Larrain për të shkuar në Festivalin e Filmit Telluride”, tha ai për Vanity Fair.
“Brad do të arrijë të shtunën në Venecia. Nuk ka asnjë mënyrë që ata të ndeshen me njëri-tjetrin në Lido”, potencoi tutje Barbara.
Jolie debutoi në Venecia filmin e saj “Maria” që portretizon jetën e këngëtares së operës, Maria Callas, derisa Pitt do të vijë në Venecia për premierën e filmit të tij “Wolfs” me George Clooneyn.
Ajo dhe Pitt ishin martuar në vitin 2014, megjithatë aktorja kishte bërë kërkesë për divorc dy vjet më vonë. /Telegrafi/