Site icon Telegrafi

Organizatat qytetare me iniciativa deri te ministrat e Maqedonisë për luftimin e korrupsionit

Në qeveri u mbajt dita e dytë e hapur për iniciativa të organizatave civile, e organizuar nga Qeveria dhe e përkrahur nga Instituti Demokratik Kombëtar, me temën luftimi i korrupsionit.

Pas thirrjes së shpallur, nga organizatat civile kanë arritur 12 iniciativa në Qeveri për implementimin e veprimeve për luftimin e korrupsionit, kurse një pjesë e organizatave-propozuesit që sot morën pjesë në këtë ngjarje, para ministrave i dhanë propozimet e tyre dhe e arsyetuan nevojën e implementimit.

Mes përfaqësuesve të qeverisë që morën pjesë ishte edhe Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spaskovski, i cili tha se niveli i participimit të organizatave civile në punë publike është tregues i pjekurisë së institucioneve të sistemit, si dhe gatishmërisë për veprim të përbashkët në drejtim të përparimit të ambientit shoqëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Luftimi i korrupsionit nuk mund t’i lëshohet vetëm një institucioni apo një resori, por nevojitet një angazhim i plotë dhe gjithëpërfshirës institucional dhe qytetar, ku patjetër duhet që të debatohet hapur dhe të përfitojnë nga secila ide cilësore dhe propozim cilësor”, tha Oliver Spasovski.

Zv.Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski informoi se punimi i modelit të për Komision Shtetëror për ndalimin e korrupsionit, pjesëmarrje më të madhe të gjenerimit të propozime tashmë kanë ekspertë dhe organizata civile.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke folur për aktivitetet që i ndërmerr në këtë ministri për luftimin e korrupsionit, potencoi se shëndetësia është plagosur për shkak të destruktivitetit dhe korrupsionit.

“Përvojat e vendeve evropiane tregojnë se lufta kundër korrupsionit mund të realizohet vetëm nëse përfaqësues të Qeverisë, biznes sektorit dhe organizative qytetare punojnë bashkërisht për të zhvilluar standardet dhe procedurat që të gjithë do t’i përkrahin”, tha në fjalimin e tij ministri Filipçe, duke shtuar se në Ministria e Shëndetësisë i ka hapur dyert për organizatat civile për kontrollim të plotë në procedurat e tenderëve, si pjesë të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në suaza të ngjarjes, theksoi se ky lloj i bashkëpunimit është mundësi e shkëlqyer për luftimin e korrupsionit në shoqërinë tonë.

“Ne si institucione nuk duhet të jemi vetëm në luftimin e korrupsionit. Është e nevojshme përkrahja nga ju-sektori civil, që do të paraqesë propozime dhe ideja dhe bashkërisht do të arrijmë efektet e pritura”, tha Arbër Ademi duke shtuar se përpjekjet e ministrisë patjetër të plotësohen me aktivitete shtesë, për çka pret përkrahjen dhe përfshirje e sektorit joqeveritar.

Asaf Ademi, Ministri i Kulturës u drejtua në thelbin e luftimit të korrupsionit duke thënë se lufta për shtet është lufta për ligjet. Në kushtet e korruptimit të madh, tha Asaf Ademi, qytetarët e humbin besimin në shtet, dhe me këtë sipas tij shteti e humb fuqinë për zbatimin e drejtësisë.

“Elementeve korruptive nuk ju nevojitet shteti. Shteti për ato është vetëm burim për interes personal”, tha Ademi.

Ministri Robert Popovski dhe koordinatori i aktiviteteve të “Qeveri e Hapur”, në fjalimin e tij tha se vetëm me punë serioze dhe të përbashkët mund të arrihen rezultat në luftimin e korrupsionit.

“Posaçërisht shqetësues është fakti se numër i madh i qytetarëve kanë qenë të përfshirë në korrupsion, dhe konsiderojnë se korrupsioni nuk është diçka për t’u çuditur. Nëse qytetarët tonë mësohen me aktivitetet e korrupsioni ose bëhen bashkëpunëtorë të korrupsionit, kjo është puna më shqetësuese dhe duhet që bashkërisht të organizohemi”, tha Popovski./Telegrafi/

Exit mobile version