Telegrafi

Organizatat Joqeveritare kërkojnë dorëheqjen e Joveskit

Platforma e organizatave joqeveritare për luftë kundër korrupsionit kërkon dorëheqjen e Kryeprokurorit Lubomir Jovevski për shkak të zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës.

Kjo platformë vlerëson se hetimi nuk ka qenë i plotë dhe nuk ka përfillur mjaftueshëm ekspertizën gjermane, gjë që ka ngjallur dyshime në opinion për veprim joprofesional të Prokurorisë.

“Hetimi i Prokurorisë Publike për rastin nuk është i plotë dhe nuk vlerëson mjaftueshëm konkluzionet e paraqitura në ekspertizën zyrtare të ekspertëve gjermanë, si rezultat i së cilës në opinion flitet për dyshime lidhur me procedimin joprofesional të Prokurorisë dhe shmangien e rrethanave që mund të zgjeronin akuzën dhe të përfshijnë persona të tjerë”, Përfaqësuese e Platformës se OJQ-ve.