Buxheti prej 90 milionë eurove i paraparë për programe kundër sëmundjes HIV janë të pamjaftueshme, alarmojnë nga sektori civil. Platforma për HIV-in, e përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile, ka kërkuar nga Qeveria që të sigurojë buxhetin e nevojshëm për Programin për Mbrojtjen e Popullsisë nga infeksioni HIV në buxhetin e vitit 2025.
Siç theksuan, nevojiten 130 milionë denarë, prej të cilave 109 milionë për sigurimin e barnave dhe 21 milionë për mbajtjen e shërbimeve parandaluese në nivelin minimal aktual.
“Me shumën prej 90 milionë denarë, të parapara me propozim-buxhetin për vitin 2025, ky program në vend që të rritet në mënyrë të paarsyeshme është shkurtuar. Është e pamjaftueshme edhe ofrimi i terapisë adekuate për të gjithë pacientët, përfshirë rastet e reja që do të diagnostikohen gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa masat parandaluese do të hiqen plotësisht nëse nuk korrigjohet buxheti”, deklaroi Andrej Senih nga organizata “Së bashku më të fortë”.
Sipas Platformës, shteti ka parandaluar me sukses epideminë e HIV-it tek personat që përdorin drogë dhe kjo duhet ruajtur.
“Të gjitha hulumtimet edhe tek ne edhe në botë kanë treguar se një euro e investuar në këto programe do të thotë kursim për së paku 1.5 euro në afat të shkurtër, ndërsa 5.5 euro në afat të mesëm”, theksoi Vllatko Dekov nga shoqata “Hops”.
Aktualisht, rreth 130 pacientë me HIV ose 30 për qind e pacientëve po marrin terapi të vjetruar, e cila është dekurajuar prej kohësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, u theksua nga Platforma HIV. /rtvm