Telegrafi

Organizatat e mediumeve: Gjykim korrekt ndaj Bozhinovskit

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGM), Instituti Maqedonas për Media (IMM) dhe Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), publikisht dhe pa mëdyshje mbështet Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në përpjekje për të siguruar gjykim të drejtë ndaj gazetarit Zoran Bozhinovskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Sistemi i drejtësisë në Maqedoni nuk duhet të përdoret për hakmarrje politike dhe për llogari me kundërshtarët. E drejta për gjykim të drejtë është një e drejtë themelore e njeriut dhe shteti duhet të sigurojë atë të drejtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë’, thuhet në reagimin e organizatave.

Ata nesër do t’i bashkohen protestës para gjykatës në Shkup në ora 10:00, ku është planifikuar seanca e parë kundër gazetarit Bozhinovski. /Telegrafi/