Site icon Telegrafi

Organizatat e gazetarëve kundërshtojnë pjesëmarrjen në komisionin ad-hoc

Organizatat e gazetarëve në Maqedoni kanë vendosur që të mos marrin pjesë në konsultimet për ad-hoc trupin që do të mbikëqyrë mediat dhe për zgjedhjen e kryeredaktorit të TVM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç mëson agjencia e lajmeve ”META”, ky është vendimi i këtyre orzanizatave, që është shprehur edhe në takimin që kanë patur me LSDM-në.

Në takim morën pjesë Këshilli për etikë të mediave (KEM), Sindikata e gazetarëve dhe punëtorëve medial (SGPM), Instituti Maqedonas për Media (IMM), ndërkaq SHGM-ja nuk mori pjesë.

SHGM-ja paraprakisht ka bërë të ditur qëndrimin e saj se nuk pranon që një trup partiak të jetë në kuadër të Agjencisë për media. Sipas tyre, zgjidhja më e mirë është një Këshill të ri të Agjencionit, ku do të zgjidhen persona të pavarur dhe profesionistë./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: 28 kandidatë të paraqitur në konkursin e LSDM-së për ad-hoc anëtarin e kësaj partie në komisionin për media

 

Exit mobile version