Site icon Telegrafi

Organizatat ukrainase të eSports bashkohen me organizime në mbështetje të vendit të tyre

Organizatat ukrainase Maincast, NAVI, B8, Starladder dhe drejtues të opinionit nga bota e eSports kanë bashkuar forcat për të mbështetur iniciativën globale të UNITED24.

UNITED24 u lansua nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy si vendi kryesor për mbledhjen e donacioneve bamirëse në mbështetje të Ukrainës.

Disa nga organizatat më të njohura të eSports në Ukrainë kanë bashkuar forcat për të nisur një projekt bamirësie në ndihmë të UNITED24.

Së bashku, ata do të organizojnë një sërë shfaqjesh bamirësie, turne dhe show-ndeshje, gjatë të cilave do të mbledhin fonde për: “Mbrojtje dhe çminim”, “Ndihma mjekësore” dhe “Rindërtimin e Ukrainës”.

Një javë më parë edhe lojtari më i mirë në botë ‘s1mple’ ka kontribuar me 100.000 dollarë për organizatën UNITED24. /Telegrafi/

Exit mobile version