Site icon Telegrafi

Organizata ukrainase HellRaisers, po vendos projektin e tyre në pritje pas sulmeve te Rusisë

Organizata HellRaisers, po vendos projektin e tyre në pritje për një kohë të pacaktuar në lojërat si CS:GO dhe Dota2, për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Ditën e djeshme (e mërkurë), përmes faqes zyrtare të organizatës HellRaisers në Twitter, u njoftua se projekti i tyre nuk do të vazhdojë punën, për shkak të situatës që ndodhet vendi i tyre.

Organizata shkroi në Twitter: “Projekti HellRaisers nuk mund të vazhdojë të funksionojë në një situatë aktuale dhe do të jetë në pritje derisa të përfundojë lufta. Nuk e dimë sa do të zgjasë.”

Gjithashtu organizata bëri të ditur se i gjithë stafi do ta mbaj vendin e tyre të punës, pasi lufta të mbaroj, dhe se do të vazhdojë ti mbështes të punësuarit dhe ti paguaj edhe pse projekti do të jetë në pritje.

Siç duket ekipi i CS:GO do të jetë jashtë projektit për një kohë të pacaktuar, ndërsa ekipi i Dota2 do të vazhdojë të luaj me të njëjtit lojtarë por me një emër tjetër shkroi stafi i HellRaisers.

Në një postim tjetër në Twitter, organizata shpjegoi për ndjekësit e tyre për vendimin që kanë marr, duke thënë se në  stafin e tyre ka persona me pasaporta ruse dhe se ata ende po qëndrojnë me kolegët e tyre ukrainas në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version