Telegrafi

Organizata ndërkombëtare rinore tani edhe në Kosovë!

Organizata ndërkombëtare për zhvillim rinor 4-H (emri i së cilës qëndron për Head, Heart, Hands, Health – apo Koka, Zemra, Duart, dhe Shëndeti) tani është edhe në Kosovë!

Organizata ka shtrirje në 50 shtete dhe numëron më shumë se 7 milion anëtarë, me më shume se 129 vite eksperiencë në zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve ndërmjet aktiviteteve jashtëshkollore dhe programeve ndërkombëtare të shkëmbimit.

4-H Kosova është organizatë nga të rinjtë, për të rinjtë, vizioni i të cilës është “një rini e Kosovës e vetëdijshme rreth potencialit të saj dhe e aftë për të krijuar ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.”

4-H Kosova fillon punën e saj me implementimin e programit Changemaker S.K.I.L.L.S., i cili gjate muajve të ardhshëm do t’i pajisë rreth 60 të rinj në komunat e Gjilanit, Podujevës, Mitrovices, dhe Gjakovës me aftesite, mjetet, dhe mindset-in e nevojshëm për t’u bërë ndryshimtarë.

Njëkohësisht, 4-H Kosova ka partnership të mirë dhe programe shkembimi me 4-H Finlandë, dhe synon t’i zgjerojë programet e saja shkëmbimore në Kanadë dhe SHBA në vazhdim.

Për më shumë informata, ndiqni faqet zyrtare të 4-H Kosova në Facebook dhe Instagram.