Organizata “Fourth Wave” dje ka mbajtur një ligjeratë me Edin Lahin, i cili është aktivist i shoqërisë civile.
Së bashku me pjesëmarrësit është diskutuar për ndryshimet sociale dhe normalizimin e paradigmave të reja në kontekstin e qytetit të Mitrovicës, shkruan Telegrafi.
“Pjesëmarrësit ndanë perspektivat e tyre me ndryshimet që kanë ndodhur edhe në strukturat e forta tradicionale si dinamika familjare, përfshirë martesat, divorcet, format e tjera si bashkëjetesa, prinderit e vetëm, etj”, thuhet në njoftim.
Në fund të kësaj ligjerate u diskutua edhe roli i punës sociale në mbështetjen e individëve dhe familjeve gjatë ndryshimeve jetësore, avokimi për grupet e margjinalizuara dhe edukimi i komunitetit mbi vlerën e diversitetit. /Telegrafi/