Organizata “ETEA”, bashkë me shtëpinë botuese dhe librarinë “Dukagjini”, kanë inicuar zhvillimin e raportit hulumtues mbi lexueshmërinë në Kosovë.
Në këtë kuadër, organizata ETEA është duke kërkuar 14 bashkëpunëtor/e që pëlqejnë angazhimin hulumtues në terren dhe komunikimin me njerëz të të gjitha grupmoshave.
Pozita: Anketues/e terreni (14 persona)
Orari: 4 orë (fleksibil)
Lokacioni: Rajoni i Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt dhe Gjilanit (angazhim në një komunë)
Kohëzgjatja e kontratës: 30 ditë
Afati për aplikim: 1.2.2023
PËRGJEGJËSITË/DETYRAT:
~ Anketim i personave në terren (sipas mostrës së përcaktuar);
~ Organizim i takimeve me persona të targetuar;
~ Planifikim i punës javore, përfshirë planin e aktivitetit territorial brenda komunës përkatëse;
~ Transkriptim i intervistave (jo më shumë se 3 intervista);
~ Raportim i rregullt mbi përmbushjen e planit javor;
~ Trajtim i të gjitha të dhënave me konfidencialitet;
~ Respekton me përpikëri rregulloret, politikat dhe kodin e etikës të organizatës ETEA;
~ Pjesëmarrja në trajnim për metodologjinë e hulumtimit; dhe,
~ Asiston në organizimin e grupeve dhe konferencës kryesore për publikimin e raportit hulumtues.
KRITERET DHE KUALIFIKIMET QË PREFEROHEN:
~ Të jetë student a studente e shkencave sociale;
~ Ta njohë mirë gjuhën shqipe (në të folur dhe të shkruar);
~ Të ketë përvojë në hulumtime (përparësi);
~ Ta njohë punën me programin SPSS (përparësi);
~ Ta njohë gjuhën angleze (përparësi);
~ Ta njohë mirë paketën office – word, excel dhe power-point (përparësi); dhe,
~ Të jetë me vendbanim në komunat e targetuara (përparësi).
PROCEDURA E APLIKIMIT:
~ Plotësoni formën elektronike të aplikimit në google docs. duke ngarkuar edhe CV-në tuaj, në linkun vijues: https://forms.gle/FA9bkVQFFX4q6vYa8
AFATI PËR APLIKIM:
~ Data: 1.2.2023 (e mërkurë);
~ Ora: 17:00.
Për informata apo sqarime shtesë, ju lutem të na shkruani në e-mail: info@etea-ks.org apo na kontaktoni në numrin 00383 (0) 44 770 767.