Ditëve të sotme, të qenit beqarë mund të konsiderohet diçka opsionale. Njerëzit janë më të lirë kur është fjala për nocionin e statusit të lidhjes.
Janë kryer shumë studime rreth përfitimeve që i sjell martesa, por të qenit beqarë nuk duhet të jetë gjë e ‘pashëndetshme’, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, lajmi i ri është se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ‘vendosur’ ta ndryshojë definicionin e paaftësive për t’i kategorizuar njerëzit pa partner seksual si “jopjellor”.
Në përpjekjen për t’i japë çdo individi të “drejtën për të riprodhuar”, OBSH është duke i trajtuar njerëzit të cilët nuk mund të gjejnë partner seksual në të njëjtën mënyrë që i trajtojnë personat të cilët kanë probleme me pjellorinë. Ideja prapa diagnozës së re të “paaftësisë” është që ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë për njerëzit përdorimin e In Vitro Fertilization (IFV).
Kjo padyshim se ka marrë shumë kritika. /Telegrafi/