Telegrafi

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon që të mos pihet urina e devesë

 Sipas një besimi të lashtë, pirja e urinës së devesë, e neutralizon organizmin, e përshtat me ambient dhe e ruan nga sëmundjet.

Për këtë ka ngritur alarm, Organizata Botërore e Shëndetësisë, sepse për këtë shkak ka pasur vdekje të njerëzve dhe nxitje të sëmundjeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në Kore të Jugut, shtatë persona kanë vdekur, pasi kanë pirë urinë të devesë, kurse në Lindje të Mesme, ka raste të shumta të sëmurjeve nga kjo shprehi.

“Nuk ka asnjë veti shëruese” thuhet në deklaratën e OBSH-së, lidhur me urinën e devesë.

“Duhet t’i shmangeni pirjes së urinës së devesë, apo çdo kafshe tjetër, sepse është e helmueshme për organizmin e juaj” paralajmëron po ashtu organizata për shëndetësi. /Telegrafi/