Telegrafi

Organizata baske ETA dorëzon armët

Grupi militant i Organizatës Separatiste Baske, ETA, e cila prej 59 vitesh lufton për pavarësinë e rajonit bask në verilindje të Spanjës dhe e cila gjendet në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian (BE), ka njoftuar se tanimë është “organizatë e paarmatosur”.

ETA, duke dërguar deklaratë me shkrim në kompaninë mediatike britanike BBC “me qëllim të informimit të popullit bask dhe komunitetit ndërkombëtar”, ka njoftuar se shoqërisë civile baske ia ka dorëzuar listën e armëve dhe mjeteve shpërthyese që do t’i dorëzojnë te autoritet juridike franceze më 8 prill.

ETA në deklaratë ka theksuar se lista e arsenalit të groposur aktualisht gjendet te shoqëria civile baske, duke shtuar se “Çarmatimi i plotë do të realizohet më 8 prill”, raporton Anadolu Agency (AA).

“ETA tanimë bëhet organizatë e paarmatosur, por procesi ende nuk ka përfunduar. Çarmatimi do të ndodh gjatë ditës së nesërme. Mund të ketë sulme nga armiqtë e paqes”, thuhet në deklaratë.