Një organizatë bamirëse për të pastrehët në Zelandën e Re, ka shpërndarë padashur bonbona që përmbajnë një dozë potencialisht vdekjeprurëse të metamfetaminës.
“Sasia e drogës në çdo mbështjellës është deri në 300 herë më shumë se niveli që dikush do të merrte normalisht dhe mund të jetë vdekjeprurëse”, tha Fondacioni i Drogës në Zelandën e Re.
Organizata bamirëse, Auckland City Mission, tha se po kontaktonte me 400 njerëz për të gjetur pakot që mund të përmbajnë metamfetaminë – një stimulues shumë i varur që ndikon në sistemin nervor qendror, transmeton Telegrafi.
Tre persona u dërguan në spital pasi konsumuan blloqe të forta të drogës të mbështjellë me bonbona të ëmbël, thanë autoritetet.
Misionerja e qytetit të Auckland, Helen Robinson tha se tetë familje – duke përfshirë të paktën një fëmijë – kishin raportuar se konsumonin bonbonet e kontaminuar, por shija “e çuditshme” bëri që shumica t’i pështynin.
Organizata bamirëse u lajmërua nga një klient i bankës, i cili raportoi një ëmbëlsirë “me shije qesharake”. Mbështjellësit kishin etiketën e markës malajziane Rinda, ndërsa bonbonet thuhej se ishin me shije ananasi. /Telegrafi/