Gjithë institucionet kompetente për pastrimin e borës dhe ndihmë të qytetarëve janë në terren dhe do të qëndrojnë akoma që të largojnë çdo pengesë që paraqiten nga moti i ligë. Organet kompetente në Maqedoni ju bënë thirrje qytetarëve që të mos dalin dhe udhëtojnë pa nevojë, të posedojnë veshje të ngrohtë dhe të konsumojnë pije të ngrohta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Situata nga institucionet vlerësohet si stabile dhe e mirë, ndërsa gjatë natës presin që temperatura të zbresin deri -13 gradë celcius.
Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, njoftoi se deri tani gjendja është stabile, ka disa ndalesa në komunikacion për makina të rënda në akset Mavrovë-Dibër dhe Strazhë./Telegrafi/