Site icon Telegrafi

Organet e sigurisë parandalojnë ‘sulmin me bombë dhe vrasjen e kryeministres britanike’

Organet e sigurisë besojnë se kanë parandaluar që dy militantë të kryej sulm kamikaz, dhe të vrasin kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, shkruan Daily Mail.

Dy burra myslimanë dyshohet se kishin planifikuar të kryejnë sulm në rrugën Doëning, duke bërë bomba artizanale, transmeton Telegrafi.

Hetuesit dyshojnë se dyshja dëshironin të aktivizonin një bombë të cilën do ta kishin fshehur në një çantë. Ata kanë pasur për synim të vrasin Theresa May.

Naa’imur Zakariyah Rahman, 20-vjeç dhe Mohammed Aqib Imran, 21, do të paraqiten në gjykatën, ku do të akuzohen për planifikim të sulmeve terroriste.

Ky plan është zbuluar nga organet e sigurisë siç janë Scotland Yard dhe MI5. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version