Frank Lampard duket se do të shkarkohet në këtë javë nga Chelsea dhe do të zëvendësohet me Thomas Tuchelin.
Sipas asaj që raporton Daily Mirror, trajneri anglez i ka orët e numëruar si strateg i The Blues, pasi do të shkarkohet.
Në verën e këtij viti, Chelsea shpenzoi mbi 200 milionë euro, derisa Roman Abramovich kishte shpresuar se do të shikonte skuadrën e tij të ngritej.
Humbja 3-1 ndaj një Arsenali që nuk kishte fituar nga muaji nëntor, ka vështirësuar gjërat për Lampardin.
Barazimi 1-1 me Aton Villan në Stamford Birdge raportohet të jetë goditja e fundit dhe në orët në vazhdim anglezi do t’i paketojë gjërat.
Tuchel shihet si zëvendësues i Lampardit, pasi Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Mauricio Pochettinon dhe pritet shumë shpejtë të bëhet zyrtarizmi i tij.
Kujtojmë se Tuchel e kishte dërguar skuadrën franceze në finale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, mirëpo që u mposhtën nga Bayern Munichu. /Telegrafi/