Krerët e Orebros kanë vendosur që të mos ia vazhdojnë më kontratën reprezentuesit kosovar, e cila i skadon në fund të sezonit e krejt kjo me insistimin e trajnerit të ri të skuadrës Alexander Axen, i cili më parë ishte ndihmës trajner tek ky ekip.
Në një prononcim për Arenën, Shpëtimi ka sqaruar gjithçka, duke treguar edhe arsyejet se pse Orebro nuk do t’ia vazhdoj kontratën. “Arsyeja e vetme që skuadra nuk dëshiron të ma vazhdoj kontratën është se kam disa probleme me trajnerin. Asnjëherë më parë nuk kam pasur por nuk e di se çfarë ka ai tani. Unë jam duke u stërvitur rregullisht dhe i gatshëm për lojë, por prej se ka ardhur në klub unë nuk kam luajtur titullar pa arsyeje”, deklaroi Hasani për Arenën. /Telegrafi/