Site icon Telegrafi

Orë e frymëzuar nga Super Mario – kushton 1900 euro dhe do shiten vetëm 2000 kopje

Tag Heuer dhe Nintendo janë bashkuar për të hartuar së bashku një model të veçantë të orës inteligjente.

Konkretisht, është një version Super Mario i orës inteligjente Connected të Tag Heuer që përmban karakterin e një heroi legjendar të lojës. Ora përdor Wear OS dhe shitjet fillojnë më 15 korrik me një çmim prej 2,150 dollarë.

Ora tregon animacione të ndryshme në të cilat karakteri i Mario motivon përdoruesit të jenë aktivë dhe i shpërblen ata ndërsa lëvizin. Tag Heuer shprehet se karakteri aktiv i Mario do të ndikojë te përdoruesit e orës inteligjente dhe se ata gjithashtu do të kënaqen me lëvizjen. Sa më aktiv të jetë përdoruesi, aq më të gjalla do të jenë animacionet.

Mario do të përshëndesë përdoruesin e orës çdo mëngjes dhe animacionet do të ndryshojnë pasi përdoruesi arrin 25, 50, 75 dhe 100 pë rqind të hapave të planifikuar, domethënë distancën e kaluar. Animacionet janë të njohura dhe të marra nga universi Mario.

Edhe kur përdoruesi nuk është aktiv, tani do ta kujtojë atë për Super Maria legjendare. Është e mundur të zgjidhni midis katër faqeve të orës, dhe madje ka elementë retro nga versioni i vitit 1985 i lojës.

Ndryshe, vetëm 2,000 kopje të orës në fjalë do të jenë në shitje. /Telegrafi/

Exit mobile version