Qeveria dhe opozita përgatisin teren për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat me siguri, do të mbahen pas 6 apo 8 muajve, vlerëson analisti Sasho Ordanoski. Sipas tij, zgjedhjet do të jenë rezultat i krizave të reja politike, që do të ndodhin në ditët në vijim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E shikuam se PSP nuk i’u është dhënë i tërë materiali nga bisedat e përgjuar. Presim shumë shpejt, në vjeshtë, që dikush t’i nxjerr bisedat e të komprometuarave të qeverisë së tanishme. Jam i sigurt se opozita ka me mijëra biseda çka do t’i vendos në funksion për diskreditimin e kryeministrit Zaev dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërm”, tha Ordanoski.
Se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të qarta mendon edhe Xhabir Deralla, i cili në debatin për reforma të Ligjit zgjedhor, organizuar nga “Civil”, tha se duhet më parë të profesionalizohet KSHZ, të pastrohet lista zgjedhore, si të ndryshohet modeli në një njësi zgjedhore, për të pasur zgjedhje ferr, të lira dhe demokratike. /Telegrafi/