Analisti dhe gazetari Sasho Ordanoski ka komentuar punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në një intervistë për Civil, ku ka thënë se ky organ shtetëror nuk ka legjitimitet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”Kjo strukturë e formuar e KSHZ siç është tani ishte një mundësi e mirë por e fundit që si shtet të bëjmë diçka mirë. Ky institucion u ri-formua kështu që të fitojë legjitimitetin e shkelur për vite. Ky legjitimitet duhet të jetë vendimtar për të ndryshuar gjendjen në vend nëpërmjet zgjedhjeve fer dhe demokratike.” thotë në mes tjerash Ordanoski./Telegrafi/