Site icon Telegrafi

ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon sot një aksion para objektit të qeverisë përmes të cilit do protestojë kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

ORCA është e shqetësuar me nivelin e ulët të informimit të Kryeministrit dhe zyrës së tij lidhur me çështjen e mosakreditimit institucional të universiteteve publike të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.

Mosakreditimi institucional do të thotë pamundësim i regjistrimit të studentëve vetëm për këtë vit, ndërkohë që këto institucione do të vazhdodjnë të punojnë normalisht madje duke u përgatitur për aplikim për akreditim sërish vitin e ardhshëm.

“Si Kryeministër i vendit Haradinaj në vitin 2018 ia ka dhuruar Kosovës përjashtimin nga EQAR dhe degradimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditimin në Asociancionin Europian ENQA, nga “anëtar” në “anëtar nën vëzhgim”.

“Kjo ka ndodhur si pasojë e shkarkimit të bordit të kaluar të Agjencisë. Si rrjedhojë, Agjencia e Kosovës për Akreditim në shtator të këtij vitit do ta marrë vendimin përfundimtar për vazhdim apo jo të anëtarësisë në ENQA”, thekson ORCA.

Ndërhyrja nga Kryeministri, e dyta me radhë, qoftë edhe si deklaratë, tashmë e rrezikon Agjencinë për përjashtim nga Asociacioni Europian ENQA.

Veprimet a paralajmëruara të Kryeministrit çfarëdo qofshin ato sipas ORCA-se do të jenë të paligjshme dhe në shpërputhje me 1. Me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe 2. Ligjin për Agjencitë e Pavarura.

ORCA rikujton se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës dhe se çfarëdo vendimi nga ana e Kryeministrit Haradinaj do të kallëzohet penalisht nga ORCA si keqpërdorim i detyrës zyrtare.

ORCA u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë të reagojnë për ruajtjen e pavarësisë së agjencive të pavarura, ndërkohë u bën thirrje partive politike në pushtet të përmbahen nga populizmi.

Exit mobile version