Telegrafi

Orbita e energjisë personale ju inkurajon të bëni aktivitete fizike

PEO është e dizajnuar veçanërisht që t’i inkurajoj përdoruesit e kompjuterëve të dalin jashtë dhe të bëjnë ushtrime fizike në mënyrë që të zvogëlojnë kohën shtesë të ndenjës para PC-së.

Orbita monitoron atë që dizajnuesit e saj e quajnë ‘niveli virtual i energjisë’, një sasi matëse e zbuluar nga ata për të matur kohën që një person kalon para kompjuterit të tij përkundër aktiviteteve fizike. Ky nivel virtual i energjisë hargjohet reciprokisht me rritjen e përdorimit të kompjuterit dhe mund të rimbushet nëse dalim për një shëtitje me biçikletë.

Pajisja bën më shumë se sa të të bëj të ndjehesh në faj – kur niveli i energjisë virtual zvogëlohet, një aplikacion për Windows gjithashtu zvogëlon shpejtësinë e lëvizjes së kursorit deri sa të arrij në shpejtësinë minimale.

Qëllimi i këtij projekti është të motivoj njerzit duke i bërë ata më faj dhe të frustruar, të dalin jashtë dhe të ushtrojnë. /Telegrafi/