Site icon Telegrafi

Orbán dhe Janša presin zgjedhje fer dhe demokratike në Maqedoni

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán pas takimit me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në Ohër, u shpreh se nuk ka për qëllim të përzihet në procesin zgjedhor të Maqedonisë, por dëshiron zgjedhje fer dhe të ndershme dhe si lider i një partie mike të OBRM-PDUKM-së do të ndjekë me kujdes fushatën dhe vetë ditën e votimit.

“Për ne Maqedonia është shtet i rëndësishëm, pjesë e Evropës, edhe pse jo shtet anëtar i BE-së dhe pikërisht në drejtim të mbrojtjes së Evropës nga emigrantët shihet roli kyç i Maqedonisë. Për këtë shkaka e luta Gruevskin të bëjë çka është e mundur për parandalimin e kësaj zhvendosje të popujve, sepse nëse kalon kjo masë e popujve do të ndryshojë jeta dhe standardet tona”, tha Orbán.

Ish kryeministri i Sllovenisë dhe lider i Partisë demokratike, Janez Janša në emër të Klubit për zgjerim të BE-së, të formuar këtë pranverë në Budapest, shprehu përkrahje për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

“Nuk jam këtu për të përkrahur ndonjërën nga partitë, por bëhet fjalë për përkrahje të demokracisë, në interes të të cilit është të mos keqpërdoren proceset sepse shembujt ku kanë ndodhur padrejtësi nuk kanë përfunduar mirë”, tha Janša./Telegrafi/

Exit mobile version