Komisari evropian Aivo Orav sot ka deklaruar se pret që vizita e të dërguarit të posaçëm gjerman, Johannes Haindl në Maqedoni të ndikojë në zhvillimin e ngjarjeve rreth zgjidhjes së krizës politike dhe ka paralajmëruar që bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë ta ndihmojë procesin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Shpresoj që kjo vizitë e sotme do të ndikojë mbi zhvillimin e ngjarjeve. Javën e kaluar unë dhe ambasadorët e vendeve tjera të BE dhamë deklaratë dhe kjo nuk ishte vetëm sa të japim deklaratë. Duam ti nxisim të gjithë palët të arrijnë marrëveshje për sa i përket Marrëveshjes “Përzhino”, për fat të keq nuk ka shumë gjëra pozitive për tu paraqitur sot, ka deklaruar Orav pas drekës së punës të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE me Haindl.
Orav, sidoqoftë shpreson që nesër do të ketë takim të Grupit të punës të katër partive, dhe siç ka theksuar, ndoshta do të bëhet ndonjë hap para.
Ai nuk ka dashur të komentojë përmbajtjen e bisedimeve mes katër partive.
“Roli jonë është ti bëjmë bashkë të gjithë partitë dhe tu ndihmojmë ta përparojnë procesin. Bashkësia ndërkombëtare ka konsulta të afërta këtu dhe shpresojmë që kriza politike të merr fund shumë shpejt”, ka thënë Orav.
I pyetur se si i komenton vizitat e Haindl dhe Nuland, Orav konsideron se ky është një zhvillim i mirë i ngjarjeve./Telegrafi/