Site icon Telegrafi

Orav prej nesër në pushim vjetor, pret zgjidhje menjëherë!?

Sipas informatave jozyrtare deri te të cilat ka arritur Plusinfo, ambasadori evropian Aivo Orav, prej nesër do të shkojë në pushim vjetor, prandaj parashtrohet pyetja se si do të ndikojë kjo ndaj negociatave sepse ai është njëri nga dy ndërmjetësit në këtë proces, ndërsa takimet mbahen në rezidencën e tij në Përzhino, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Delegacioni i BE në Shkup nuk kanë dhënë përgjigje të thuktë nëse është e vërtetë që ambasadori Orav prej nesër do ta shfrytëzojë pushimin vjetor, ndërsa në pyetjen se si do të ndikojë kjo ndaj procesit, ata kanë thënë: ”Shpresojmë që zgjidhja do të gjendet menjëherë”./Telegrafi/

Exit mobile version