Telegrafi

Orari i xhiros së fundi të stinorit vjeshtor në Superligë

Stinori vjeshtor në kampionatin elitar të futbollit kosovar ul siparin me ndeshjet e xhiros së 18-të, të cilat do të zhvillohen këtë vikend.

Kjo xhiro starton me duelin ndërmjet Besës dhe Gjilanit, takim ky i cili zhvillohet të shtunën më 12 dhjetor.

Derbi i javës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00.

Të dielën zhvillohet edhe një takim tjetër shumë interesant, ai në Podujevë mes Llapit dhe Feronikelit.

Ndërkohë për ditën e hënë në program janë dy ndeshje tjera, ku kampioni në fuqi Drita pret Arbërinë në Gjilan, teksa Trepça ’89 është nikoqir i Drenicës.

Orari i xhiros së 18-të:

E shtune

Besa – Gjilani 13:00

E diel

Llapi – Feronikeli 13:00
Prishtina – Ballkani 13:30

E hënë

Drita – Arbëria 13:00

Trepça ’89 – Drenica 13:00

/Telegrafi/