Një anketim i ri ka zbuluar kohën kur çiftet britanike bëjnë seks.
Siç duket, koha “zyrtare” e seksit për britanikët është 22:24.
Gjithashtu, ky anketimi i 1,000 çifteve të martuar ka zbuluar se ditët e shtunë janë të njohura si ditë e seksit, ku preferohen nga 42% e çifteve, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, jetët tona seksuale janë një betejë e vazhdueshme mes dëshirës dhe mundësisë, pasi që koha kur jemi më të eksituar është rreth 17:35 në ditën e shtunë, mirëpo mundësitë janë më të vogla atë ditë.
Vlen të ceket se sipas ekspertëve të hormoneve, koha më e mirë për të bërë seks është 15:00, pasi që femrat ndjehen më së shumti energjike, e gjithashtu edhe meshkujt e arrijnë majën e niveleve të estrogjenit, gjë që i bën ata më emocional gjatë seksit.
Veç kësaj, britanikët më së shumti e preferojnë stinën e verës për të bërë seks, pasuar nga dimri dhe pranvera. /Telegrafi/