Telegrafi

Orari i punës së barnatoreve në Prishtinë, së shpejti pritet edhe vënia në funksion e aplikacionit

Foto: Arkiv

Komuna e Prishtinës ka njoftuar lidhur me orarin e punës në barnatoreve në Prishtinë, gjersa bëjnë të ditur se mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Komuna bën të ditur se kujdestaria e barnatoreve fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.

“Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim e aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse.

Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të trajtoj secilën kërkesë të arsyeshme dhe të kontribuojë që jeta e qytetarëve, mbi të gjitha shëndeti i tyre të jetë parësor në secilin rast”, thuhet tutje. /Telegrafi/