Telegrafi

Orari i Përfaqësueses së Kosovës U21 për kualifikimet e Kampionatit Evropian – fillojmë dhe e përfundojmë me Estoninë

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Sllovakia 2025” për grupmoshën deri 21-vjeç.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 është përfshirë në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia.

Ky cikël kualifikues fillon në muajin mars, derisa përmbyllet në muajin tetor të 2024-s.

Ndeshjen e parë Dardanët U21 e luajnë kundër Estonisë, më 20 qershor në shtëpi.

Kjo është hera e dytë që Kosova U21 do të përballet me Gjermaninë dhe Izraelin, ngase për herë të parë me këta dy kundërshtarë është ballafaquar edhe në ciklin kualifikues Euro 2019.

Ndërkohë ndeshja e fundit e Dardanëve të rinj do të jetë në udhëtim ndaj bashkëmoshatarëve estonez më 15 tetor të vitit 2024. /Telegrafi/