Telegrafi

Orari i ndeshjeve të javës së tetë

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 8-të në Vala Superligë dhe në Ligën e Parë.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Dritës, e cila zhvillohet të martën do ta hapë javën, derisa ndeshjet e tjera luhen të mërkurën.

Ndeshje interesante pritet të ketë edhe ditën e mërkure, ku lideri aktual i tabelës, Prishtina udhëton drejt Skenderajt për tu takuar me Drenicën.

Në Gjilan një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Gjilanit dhe Llapit. /Telegrafi/

Vala Superliga, java 8-të

E martë

Feronikeli – Drita

E mërkurë

Trepça’89 – Hajvalia
Besa – Liria
Gjilani – Llapi
Ferizaj – Trepça
Drenica – Prishtina

Liga e Parë, java e 8-të

E mërkurë

Dukagjini – Ulpiana
Fushë Kosova – KEK-u
Vita – Flamurtari
Rahoveci – Istogu
Kosova (P) – Ramiz Sadiku
2 Korriku – Vushtrria
Deçani – Ballkani
Vllaznia – Vëllaznimi

Ndeshjet fillojnë në orën 15:00