Kanë mbetur edhe disa ditë deri tek fillimi i sezonit të ri të futbollit në Kosovë.
Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e parë të IPKO Superligës që nis këtë fundjavë.
Edicionin e ri të garave e hap ndeshja që zhvillohet të shtunën, ku takohen Feronikeli – Trepça’89, derisa katër ndeshje luhen të dielën.
Javën e përmbyll ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, që luhet të hënën në orën 19:45 nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndryshe, gjatë mbrëmjes së kaluar është zhvilluar edhe ndeshja e parë e sezonit të ri të futbollit kosovar.
Drita e ka fituar për herë të parë në histori Superkupën e Kosovës duke mposhtur në stadiumin Fadil Vokrri skuadrën e Prishtinës me rezultat 2-1.
Orari i ndeshjeve të javës së parë në IPKO Superligë
E shtunë – ora 16:45
Feronikeli – Trepça ’89
E diel – ora 16:45
Drita – KEK-u
Liria – Ballkani
Flamurtari – Ferizaj
Llapi – Drenica
E hënë – ora 19:45
Prishtina – Gjilani /Telegrafi/