Telegrafi

Orari i Kosovës në Kampionatin Evropian në basketboll

Nga 26 korriku e deri me 4 gusht në Oradea të Rumanisë do të zhvillohet Kampionati Evropian për divizionin B, në konkurrencën e meshkujve.

Në këtë evropian do të marrin pjesë 24 kombëtare që janë të ndara në katër grupe, secili grup ka nga gjashtë ekipe.

Kosova është në grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

Tri vendet e para do të kualifikohen në divizionin A, ndërsa vendi i fundit do të bie në divizionin C, ndërsa vendi i parë i divizionit C do të ngritët në divizionin B.

Dy kombëtaret e para do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, ndërsa vendi i pestë dhe i gjashtë do të luaj për pozitat 17-24.

Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë kundër Hungarisë këtë të premte.

Ky është orari i Kosovës në ndeshjet në vazhdim:

Kosova-Hungaria, ora: 16:15 (26 korrik)

Suedia-Kosova, ora: 16:15 (27 korrik)

Kosova-Austria, ora: 14.00 (28 korrik)

Bjellorusia-Kosova, ora: 20:45 (30 korrik)

Portugalia-Kosova, ora: 20:45 (31 korrik)