Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se të dielën, gjatë ditës së zgjedhjeve lokale do të mbahen tri konferencave për shtyp, në orën 11:00, në ora 14:00 dhe në orën 18:00.
Në koneferncat për shtyp do të informohet rreth pjesëmarrjes në votimit dhe rrjedhjes së votimit deri në orën 10:00, deri në ora 13:00 dhe 17:00. Shtypi do të jetë i hapur për mediat vendase, vëzhguesit e akredituar vendas dhe të huaj, gazetarë të huaj të akredituar, si dhe përfaqësuesit e autorizuar të kandidatëve.
Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, KSHZ-ja do të publikojë rezultatet fillestare jozyrtare nga zgjedhjet lokale./Telegrafi/