Java e tetë e elitës së futbollit kosovar do të startoj ditën e diel me katër ndeshje në program.
Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në stadiumin e qytetit të Podujevës ‘Zahir Pajaziti’.
Rivalët rajonal, Llapi dhe Prishtina do të ndeshen mes vete në një ndeshje që vlen për pozitën e parë në tabelë.
Interesant pritet të jetë edhe në Gjakovë, ku Vëllaznimi i Ismet Munishit do t’i bëjë konak kampionit aktual të Kosovës, Trepçës ’89.
Vllaznia e Pozhoranit do të luaj në Gjilan, në një ndeshje ku kërkon fitoren e dytë këtë edicion pasi është nikoqire e Lirisë.
Ndërsa ndeshja e katërt të dielën do të jetë ajo mes Besës dhe Lirisë.
Dy ndeshjet e ditës së hënë do të zhvillohen në Gjilan dhe Drenas.
Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli do ta mirëpres Dritën ndërsa Gjilani do të ndeshet me Flamurtarin. /Telegrafi/