Është caktuar orari i javës së nëntë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Nga java e nëntë do të jetë edhe një orar i ri i ndeshjeve, pasi do të zhvillohen nga ora 15:00.
Në program janë katër ndeshje për ditën e shtunë ndërsa dy të tjera do të zhvillohen të dielën.
Ballkani do të luaj në Therandë përballë Ferizajt, ndërsa lideri aktual Feronikeli do të pres KEK-un.
Kampioni në fuqi Drita që po kalon nëpër një krizë të rezultateve do të luaj në udhëtim te Drenica, ndërsa derbi i javës zhvillohet në kryeqytet ku Prishtina pret Llapin nga ora 17:45.
Të dielën janë në program dy ndeshje, ku Gjilani pret Lirinë ndërsa në Mitrovicë, Trepça ’89 takohet me Flamurtarin. /Telegrafi/
IPKO Superliga – Java e 9-të ora 15-00
E shtunë, 06.10.2018 Ora 15:00
Ballkani – Ferizaj
Feronikeli – KEK-u
Drenica – Drita
Prishtina – Llapi ora 17-45
E diel, 07.10 2018 ora 15:00
Gjilani – Liria
Trepça ‘89 – Flamurtari