Ndeshja ndërmjet Trepçës’89 dhe Lirisë, e cila do të zhvillohet, të premten, në stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë, do ta hapë javën e gjashtë Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Trepça’89 vjen në këtë ndeshje pas fitores së vështirë në udhëtim kundër Ferizajt (1:0) dhe aktualisht ka vetëm një pikë më pak se Prishtina.
Sigurisht se qëllimi i skuadrës mitrovicase do të jetë arkëtimi i tre pikëve të reja, në mënyrë që ta vazhdojnë serinë pozitive në këtë fillim edicioni. Në anën tjetër, Liria vjen në këtë ballafaqim pas humbjes në Merdar kundër Llapit.
Ndërkohë, derbi i kësaj jave do të zhvillohet, të shtunën, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku skuadra kampione në fuqi, Feronikeli, do të jetë mikpritëse e kryesueses aktuale, Prishtinës.
Ndeshje interesante priten edhe në ballafaqimet e tjera. /Telegrafi/
Vala Superliga, Java e 6-të: Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 15.00
E premte, 23.09.2016
Trepça ‘89 – Liria SSK
E shtunë, 24.09.2016
Feronikeli – Prishtina SSK
Hajvalia – Llapi
E diel, 25.09.2016
Besa – Drita SSK
Gjilani – Trepça
Ferizaj – Drenica
Java e 7-të zhvillohet të mërkurën më datë 28.09.2016, në orën 15.00