Komisioni i garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka caktuar orarin për javën e 32-të në Vala Superligën e Kosovës.
Kësisoj tri ndeshjet do të luhen ditën e premte, dy të shtunën dhe një të dielën.
Deri tek ky vendim erdhi pasi tri skuadrat që luajnë në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drita, Gjilani dhe Vllaznia luajnë si vendase.
Lideri aktual i Superligës, Drita do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi Trepçës ’89.
Ndjekësi i Dritës për titull, Prishtina do të luaj një ndeshje të vështirë në udhëtim te Liria.
Ndërkohë ditën e njëjtë Llapi në Zahir Pajaziti do ta presë Flamurtarin që ka siguruar barazhin.
Të shtunën Gjilani do të presë Drenicën në një ndeshje që është vendimtare për bardh e kuqtë.
Ndërsa vendimtare pritet të jetë edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Vëllaznimit në Drenas.
Ditën e diel do të luhet vetëm një ndeshje ajo mes Vllaznisë së Pozhoranit dhe Besës së Pejës. /Telegrafi/