Java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll do të startojë ditën e shtunë.
Ndeshja më interesante në ditën e shtunë do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit, ku Liria pret Gjilanin.
Ndërkohë në Seknderaj, Drenica pret një tre pikësh përballë Vllaznisë së Pozhoranit.
Dita e diel do të jetë ditë e derbieve në elitën e futbollit kosovar.
Lideri aktual i Superligës, Drita do të ketë punë të vështirë para tifozëve të vet do të luaj me Feronikelin.
Ndjekësi më serioz i Dritës për titull, Prishtina gjithashtu do ta luaj ndeshjen derbi ndaj Llapit.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do të luaj si vendas ndaj Flamurtarit.
E në Gjakovë do të zhvillohet derbi i vjetër i rrafshit të Dukagjinit.
Vëllaznimi që po tenton t’i ikë barazhit do ta presë Besën e Pejës e cila shpëtimin për mos rënie po e kërkon përmes barazhit.
Të gjitha ndeshjet nga kjo javë do të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/