Telegrafi

Orari i javës së 27-të në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll kthehet në aksion pas dy javësh pushim për shkak të ndeshjeve të përfaqësuesve.

Dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje zhvillohet ditën e shtunë ku Drenica pret Trepçën ’89.

Kampioni në fuqi Drita synon të këndellet dhe luan në udhëtim te Arbëria.

Në kuadër të xhiros së 27-të, spikat ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës e cila do të luhet për kreun e tabelës.

Interesant pritet të jetë edhe dueli në Drenas, ku Feronikeli pret Llapin.

Kurse, ndeshja e cila ishte paraparë të jetë hapëse e kësaj xhiroje, ajo mes Gjilani dhe Besës, nuk do të luhet ditën e premte, por është shtyrë për ditën e hënë.

Superliga e Kosovës – Java e 27-të

E shtunë

Drenica – Trepça ‘89
Arbëria – Drita

E diel

Ballkani – Prishtina
Feronikeli – Llapi

E hënë

Gjilani – Besa

/Telegrafi/