Pas ndeshjeve të Kombëtares, do të rikthehen të luajnë kampionatet elitare në Evropë.
Kësisoj Vala Superliga e Kosovës, do të rikthehet në javën e 23-të.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në ditën e fundit të këtij muaji mes Prishtinës dhe Ferizajt.
Ndërkohë me 1 prill, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të ndeshet me rivalin rajonal, Drenicën.
Të dielën me 2 prill do të luhen edhe katër ndeshje të tjera në elitën e futbollit kosovar.
Lideri i Superligës, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Lirisë nga Prizreni.
Ndërkohë Besa do ta mirëpresë Trepçën, ashtu si Gjilani që do ta presë Hajvalinë.
Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi do ta mirëpres Dritën. /Telegrafi/