Telegrafi

Orari i javës së 17-të në elitën e futbollit kosovar (Foto)

Java e 17-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në tri ditët e ardhshme.

Në ditën e shtunë do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante.

Ndeshja kryesore e ditës së shtunë padyshim që do të jetë në Gjakovë, ku Vëllaznimi do të jetë nikoqire e liderit aktual Llapit.

Ndërkohë Liria e Prizrenit pas fitores ndaj Flamurtarit në mesjavë do të tentoj të marrë një tjetër tre pikësh ku kësaj radhe presin Besën e Pejës.

Ditën e diel, derbi do të zhvillohet në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës me kampionin në fuqi Trepçën ’89 që do ta pres Feronikelin.

Drita do të jetë nikoqire e Vllaznisë së Pozhoranit, ndërsa Flamurtari do të mirëpres Drenicën.

Ndeshja e fundit e javës së 17-të do të zhvillohet ditën e hënë në Drenas ku Prishtina do ta pres Gjilanin. /Telegrafi/