Site icon Telegrafi

Orari i javës së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës

Elita e futbollit kosovar rikthehet pas ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës.

Kësisoj java e 16-të në Superligën e Kosovës do të startojë ditën e premte me dy ndeshje.

Lideri Prishtina luan në udhëtim te Ferizaj, ku këtë takim do ta gjykojë Dardan Çaka me ndihmësit Driton Preniqi e Elvis Bicaj.

Ndeshja tjetër e ditës së premte zhvillohet në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Trepçës ’89.

Të shtunën janë tri ndeshje në program, ku në kryeqytet Flamurtari pret Llapin, ndërsa Ballkani në Suharekë luan me Gjilanin.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë zhvillohet në Obiliq mes KEK-ut dhe Lirisë.

Derbi i javës do të zhvillohet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit ku gjykohet nga treshja Nuza, Berisha dhe Selimaj. /Telegrafi/

Exit mobile version