Është hedhur shorti për javën e 13-të në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, do ta hapë javën e 13-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Ndërkohë, katër ndeshje do të zhvillohen të dielën, derisa këtë javë e përmbyll sfida ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit, që luhet të hënën.
Vala Superliga – Java e 13-të
E shtunë, 28 tetor; ora 13:30
Prishtina – Flamurtari
E diel, 29 tetor; ora 13:00
Drita – Besa
Vëllaznimi – Drenica
Trepça’89 – Liria
Llapi – Vllaznia
E hënë, 30 tetor; ora 13:00
Feronikeli – Gjilani