Është publikuar orari i javës së 10-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Por në mesjavë do të luajnë vetëm katër ndeshje, pasi dy prej tyre janë shtyrë.
Komisioni i Garave i IPKO Superligës me kërkesë të klubeve ka vendosur që dy ndeshjet e javës së 9-të në IPKO Superligë, Feronikeli – Prishtina dhe KEK-u – Ferizaj të shtyhen për 7 nëntor, për shkak të angazhimit të lojtarëve të këtyre klubeve me ekipet kombëtare.
Të martën Liria pret Trepçën ’89, ndërsa Flamurtari do të luaj në kryeqytet me Drenicën.
Ndërkohë ditën e mërkurë Drita në Gjilan takohet me Ballkanin, ndërsa në Podujevë, Llapi pret Gjilanin.
Nga kjo javë, ndeshjet në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen nga ora 14:45. /Telegrafi/
IPKO Superliga
E martë, 16 tetor
14.45 Liria-Trepça‘89
14.45 Flamurtari-Drenica
E mërkurë, 17 tetor
14.45 Drita – Ballkani
14.45 Llapi – Gjilani