Telegrafi

Orari i gjatë i punës i lidhur me demencën

Të dhënat e mbledhura nga 2214 persona të eksperimentuar kanë treguar se personat të cilët punojnë më shumë se 55 orë në javë kanë rezultate më të dobëta në aftësitë mentale, se sa moshatarët e tyre, të cilët kanë një orar standard të punës.

Koha e zgjatur e punës ka pasur ndikim më të shprehur negativ në testet e memories afat-shkurte dhe në aftësinë e kujtimit të fjalive, veçanërisht tek të eksperimentuarit të cilët kanë kaluar më së shumti orë në vendin e punës.

Shkencëtarët besojnë se ky rezultat bazohet në çrregullimet me gjumin, depresionin, stilin jo të shëndetshëm të jetës dhe stresin tek personat të cilët më shpesh punojnë me orar të tepruar.